Si çikë e re

  • 23 November 2017 - 21:04
Si çikë e re

Së fundmi ajo ka bërë me dije se do të pensionohet nga modelimi për “Victoria's Secret”, pasi që deri më tani është shfaqur në 17 shfaqje të modës për brendin. Por Alessandra Ambrosio ka vazhduar të tregojë fizikun e saj prej një modele, derisa ishte në listën e të ftuarave për mbrëmjen te “Balmain”. Bukuroshja 36 vjeçe ka treguar linjat e saj në një veshje vajzërore derisa kishte arritur në Shangai, transmeton gazeta Kosova Sot. Alessandra shkëlqeu me fustanin me ngjyrë të zezë me veshjen e tejdukshme nga sipër, duke u dalluar qartë sytjenat e saj. Duke ekspozuar këmbët e saj të gjata me veshjen me stil, Alessandra kishte kombinuar dukjen me një rrip dhe një palë çizme. Flokun e kishte shtrënguar në një bishtkali derisa kishte treguar çehren e saj me pak grim.  

Stepping back: Alessandra left fans devestated on Monday when she announced her retirement from the Victoria's Secret brand after 17 years

(Kosova Sot)