E n’rron stilin

  • 24 November 2017 - 08:36
E n’rron stilin

Përpos talentit në muzikë dhe aktrim, Jennifer Lopez shquhet edhe për një bukuri të pashoqe. Duke filluar nga lëkura e saj e nxirë, e mrekullueshme, buzët e përkryera, me pamje natyrore, dhe me asetet e saj, të përparme dhe të pasme. Dhe, ajo di shumë mirë si t’i përdorë këto asete për të rënë sa më shumë në sy. Herë pas here e ndryshon edhe stilin. Thjesht, që të mos na bëhet bajat. Kështu, duke punuar në filmin e saj të ri, “Second Act”, nëna e dy fëmijëve është parë me një gjatësi mesatare të flokëve. Me këtë rast, përshtypje më të madhe bënin këmbët e saj të mrekullueshme. Derisa viti 2018 po afrohet dhe romanca e saj me Alex Rodriguezin është duke u bërë gjithnjë e më e fortë, atëherë edhe stili i ri i flokëve mund të shkojë mirë, apo jo.

(Kosova Sot)