Nuk iu këndoi miliarderëve arabë (Foto)

  • 25 November 2017 - 08:23
Nuk iu këndoi miliarderëve arabë (Foto)

Adele, përkundër se tash e dy vjet nuk ka bërë asnjë këngë, ajo ka fituar mjaft të holla, refuzon edhe ofertat milionëshe

Ajo është një nga muzikantet më të zjarrta në këtë industri, me tri albume deri më tani, me 15 çmime "Grammy" dhe shumë bileta të shitura nëpër koncertet e saj. Kështu, Adele ende qëndron në maja të fitimeve, përkundër faktit se nuk ka lansuar ndonjë muzikë të re, derisa ylli me gjasë deri më tani sivjet ka fituar rreth 12 milionë dollarë, sipas "The Daily Mirror'. Këngëtarja 29 vjeçe raportohet se namin e ka bërë nga shitjet e albumit të saj të titulluar "25", i cili ishte lansuar në nëntor të vitit 2015. Ylli ia ka dalë të sigurojë një pasuri të tërë. Adele-s i janë ofruar shumë kontrata, por shumicën prej tyre thuhet se ajo i ka refuzuar, kjo për faktin se ajo dëshiron të qëndrojë me djalin e saj Angelo. Asaj i ishin ofruar më shumë se 1 milion dollarë që të këndojë për miliarderët arabë, por ylli e kishte refuzuar ofertën.

Image

 

(Kosova Sot)