Futbollisti shqiptar ndahet nga bashkëshortja: Mjaft përdore pa kriter emrin tim

  • 25 November 2017 - 12:07
Futbollisti shqiptar ndahet nga bashkëshortja: Mjaft përdore pa kriter emrin tim

Futbollisti shqptaro-zviceran Blerim Xhemaili i ka dhënë fund martesës me super yllin Erjona Sulejmani. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat zvicerane dhe italiane të cilat shkruajnë se avokatja e Xhemailit ka nisur proçedurat e divorcit.

Çifti kishin një krizë në marrëdhënien e tyre dhe futbollisti ka akuzuar bashkëshorten për përdorim pa kriter të emrit të tij për profesionin e saj si modele dhe prezantuese.

“Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani.

Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai ka të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga avokatja.

Blerimi dhe Erjona u martuan verën e vitit 2015. Ata kanë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Luan.

Image

 

(Kosova Sot)