Për hair - VIP - Kosova Sot
Pėr hair

Pėr hair

Rita Ora ka theksuar fort bukurinë e saj, kur edhe vetë e ka konfirmuar dhe e ka bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, për të cilin është thënë tash e një vit që është në lidhje me të. Bukuroshja 27 vjeçe kishte shpërndarë një foto në formatin bardhezi, duke pozuar dorë për dore me rokerin, e bashkë me të u shfaq në një mbrëmje në Londër. Në foton e shpërndarë për adhuruesit e saj, Rita, bukuroshja shqiptare, kishte shkruar edhe mbishkrimin: 'Natën e kaluar, çifti me zemra dashurie'. Përkundër faktit se ajo ishte parë edhe në tetor me muzikantin, Rita ka mbetur gojëmbyllur dhe nuk e kishte konfirmuar lidhjen e tyre. 

(Kosova Sot)

18 orë e 12 minuta më parë