'Ranë faturat, u bëra aktore'

  • 09 December 2017 - 08:25
'Ranë faturat, u bëra aktore'

Angelina Jolie thotë se kishte shumë turp para kamerave, përkundër se ishte e bija e dy aktorëve. Ajo është një fituese e çmimit 'Oskar' që ka marrë pjesë në disa filma të mëdhenj. Por, Angelina Jolie insiston se në aktrim u fut për t'i ndihmuar nënës së saj të ndjerë Marcheline Bertrand për t'i paguar faturat. Aktorja 42 vjeçe, që pa kurrfarë dyshimi është një nga aktoret më të famshme në Hollivud, e pranon se vërtet nuk ishte ndjerë rehat përballë kamerës, përkundër faktit se ishte e bija e dy aktorëve. Duke folur për "The Hollywood Reporter", ajo ka thënë: 'Ka shumë nga ajo që është në natyrën time për të qenë aktore. Jam shumë e lumtur që kisha mundësinë të bëhem një e tillë, jam shumë me fat, por e kam kuptuar se sa shumë do të thoshte kjo për nënën time kur kishte ndërruar jetë, sepse jam ndjerë shumë ndryshe kur ajo nuk ishte më. Aktrimi për mua ishte punë dhe kam dashur t'i ndihmojë nënës time".

(Kosova Sot)