Vija-vija (Foto)

  • 10 December 2017 - 08:18
Vija-vija (Foto)

Margot Robbie vazhdon promovimin e filmit të saj të fundit Ajo është parë në fustane të ballove gjatë gjithë javës derisa kishte promovuar filmin e saj më të fundit. Por aktorja e bukur Margot Robbie ishte shfaqur me një veshje modeste te "Australians in Film", me rastin e "I, Tonya", e veshur vija-vija për rastin e veçantë. Me flokun e saj të verdhë, aktorja e bukur 27 vjeçe u duk shumë e relaksuar përballë mediave në ngjarjen që ishte mbajtur në Kaliforni. Me këtë rast, aktorja Margot kishte veshur një bluzë me mëngë të gjata me linjat e kaltra dhe të zeza "Givenchy" sipër fustanit të shkurtë prej lëkure që ia kishte theksuar ijët e saj. Ajo po ashtu mbathur kishte dhe një pale këpucë të zeza prej lëkure derisa po pozonte me dorën në xhep e gjatë gjithë kohës e tëra ishte e buzëqeshur.

Image

(Kosova Sot)