E bukur në të zeza (Foto)

  • 10 December 2017 - 08:24
E bukur në të zeza (Foto)

Emily Ratajkowski, e tëra e mëndafshtë në Los Axhelos Ajo u bë një emër i famshëm që nga momenti kur kishte rolin kryesor në videon e famshme muzikore të Robin Thicke-s me titull "Blurred Lines", në vitin 2013. Dhe, kështu Emily Ratajkowski ishte te ndeja e madhe për "GQ Men Of The Year" që ishte mbajtur te "Chateau Marmont" në Los Anxhelos. Emily, e cila ishte në tepihun e kuq përkrah mikes së saj modele Hailey Clauson, kishte përzgjedhur të vishte një këmishë elegante nga mëndafshi derisa kishte veshur edhe një palë pantallona. Modelja, e cila shpesh shfaq linjat e saj bombastike, e tëra ishte e veshur në të zeza. Veshja e Emily kishte kopsa të mëdha poshtë në qendër. Aktorja, që me këtë rast kishte ekspozuar shumë nga dekolteja e saj, kishte theksuar edhe belin e saj të hollë. Pantallonave të mëndafshtë ju kishte shtuar dhe një palë këpucë me rripa dhe taka të larta dhe kështu kishte kompletuar veshjen e saj elegante.

Image
Image

(Kosova Sot)