Nuk do të zhvishet më (Foto)

  • 12 December 2017 - 08:27
Nuk do të zhvishet më (Foto)

Adriana Lima shfaq, përmes porosisë, presionin që u bëhet femrave Modelja e bukur, Adriana Lima, ka bërë me dije se është e gatshme që të heqë dorë së treguari trupin e saj 'për raste të zbrazëta'. Në një porosi të postuar në "Instagram", bukuroshja 36 vjeçe, nga "Victoria's Secret Angel" kishte bërë thirrje për ndryshim, duke shpjeguar se ajo kishte mjaft presion nga shoqëria për 't'u dukur në mënyrë të caktuar', e po ashtu presion kishte edhe nga mediat sociale dhe moda. Përkrah porosisë së saj të gjatë, bukuroshja lindur në Brazil kishte thënë: 'Unë kam vendosur ta bëjë këtë ndryshim... nuk do t'i zhvesh rrobat e mia më për çështje të zbrazëta'. Ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë me 'arsye të zbrazëta', por ajo nuk jep më detaje. 

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)