George Clooney u dhuron miqve nga 1 milion dollarë për një arsye speciale

  • 15 December 2017 - 17:10
George Clooney u dhuron miqve nga 1 milion dollarë për një arsye speciale

Ky i aktorit hollivudian George Clooney është nga ato lajme që nuk të vjen shpesh rasti t’i dëgjosh, jo më t’i përjetosh. Në një botë kaotike, pjesë e së cilës është sidomos Hollivudi, aktori ka vepruar ashtu siç nuk do t’i shkonte në mendje askujt. Ai u ka dhuruar nga 1 milion dollarë secilit prej miqve që i është gjendur pranë gjatë jetës së tij. E ka pohuar këtë biznesmeni Rane Gerber për MSNBC-në. edhe pse merret lehtësisht me mend që shumica prej atyre që kanë marrë valixhen me para mund të mos kenë pasur nevojë, Clooney ka bërë të tijën në shenjë falënderimie!
Ka shtruar një drekë dhe nga një super dhuratë. Kush do ta bënte?!

(Kosova Sot)