E mira me tana t'mirat

  • 18 December 2017 - 08:42
E mira me tana t'mirat

Jennifer Lopez ofron idenë më të mirë të pantallonave për sezonin festiv. Duket se bukuroshja Jennifer Lopez për gjithçka ka zgjidhje. Aktorja dhe këngëtarja latine ka postuar një foto të saj teksa kishte veshur një palë pantallona me bel të thellë, duke demonstruar kështu veshjen e saj të përsosur derisa sezoni i festave të fundvitit kurrë nuk ka qenë më afër. Kjo ishte një zgjedhje e saj e përsosur, duke veshur pantallonat me bel të thellë duke treguar belin e saj të hollë. Edhe më mirë, linjat vertikale kishin krijuar një linjë të bukur të trupit të saj. Për ta ekuilibruar dukjen këngëtarja e hitit "Jenny from the Block" pantallonat i kishte kombinuar me një bluzë po ashtu me jakë të thellë. 

(Kosova Sot)