Jennifer Lopez, vetë e dyta!

  • 12 January 2018 - 08:01
Jennifer Lopez, vetë e dyta!

Pritet që këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez të kthehet si mysafir yll në serinë "Will & Grace", 14 vjet pas paraqitjes së saj të parë, ku tani ano pritet t'i luajë dy personazhe të ndryshme. Ajo këndoi në dasmën e Karen'it 14 vjet më parë. Tani, Jennifer Lopez pritet që të kthehet si mysafir yll në serinë "Will & Grace". Por, sikur vetëm kjo të mos mjaftonte, bukuroshja 48 vjeçe tani do t'i luajë dy personazhe: veten e saj dhe detektiven Harlee Santos. J-Lo ishte paraqitur në finalen e sezonit të gjashtë të kësaj serie, në vitin 2004, kur Karen (Megan Mullally), pasi që e kishte takuar atë në banjë, kishte marrë vesh se ajo ishte mikeshë e vjetër e shërbëtores të saj, Rosario. Më pas, ajo e bindë J LO-në që të këndojë në dasmën e saj me Lyle Finsterit, rol që luhet nga John Cleese. 

(Kosova Sot)