Gigi Hadid fryhet me pallto (Foto) - VIP - Kosova Sot
Gigi Hadid fryhet me pallto (Foto)

Gigi Hadid fryhet me pallto (Foto)

Stili më i nxehtë i rrugës gjatë vitit 2017, pa dyshim se mishërohej nga pantallonat bizare

Nuk keni faj nëse nuk e dini se për çfarë pantallonash e kemi fjalën. Për ta kuptuar, shikojeni pamjen e Gigi Hadidit gjatë verës dhe çdo gjë do ta keni të qartë. Por, tani pasi që e 'lodhi' këtë trend, duket se Gigi, në bazë të motit, ka vendosur që të bartë pallto të fryra, të kombinuar me syza të vogla, gjë që mendohet të jetë njëri ndër stilet dominuese të vitit 2018. Kanë kaluar vetëm 12 ditë që nga fillimi i vitit, por si duket Gigi tanimë ka gjetur vetveten, respektivisht stilin e saj të ri. Nuk quhen më kot këto femra, 'krijuese të trendëve', apo në origjinal, 'trendsetter'. Përndryshe, ajo u pa me këtë veshje të martën, në qytetin e Nju-Jorkut. Sa për ta ditur. 

Image

 

(Kosova Sot)

3 orë e 29 minuta më parë
18/09/18