Me fat si Adelina, zbulohet shuma e çmendur e parave të shpenzuara për unazën (Foto)

  • 12 January 2018 - 17:06
Me fat si Adelina, zbulohet shuma e çmendur e parave të shpenzuara për unazën (Foto)

Adelina Tahiri vetëm pak kohë më parë u shndërrua në kryefjalën e mediave. Fejesa e saj me avokatin 50-vjecar Serjozha Markov, ishte e papritur për të gjithë. Ishte vetë Tahiri, e cila e bëri të ditur lajmin nëpërmjet fotove të publikuara në “Instagram”. Mes këtyre fotove këngëtarja nuk harroi të ndante me publikun unazën e shndritshme të fejesës. Së fundmi është zbuluar se unaza është e firmës së njohur ‘Cartier’ dhe është me përbërje diamanti, një unazë mbresëlënëse që çdo vajzë do të donte ta kishte. Por akoma edhe më mbresëlënëse është shuma e çmendur e cila është shpenzuar për këtë unazë. Faqja ‘Whatthaywearing” ka publikuar një foto të unazës dhe tregon se ajo ka kushtuar 5360 euro. Me siguri Adelina është ndier shumë e vlerësuar pasi ka marrë këtë unazë.

(Kosova Sot)