Shpat Kasapi përfundon në polici, arsyeja...(FOTO)

  • 14 January 2018 - 19:57
Shpat Kasapi përfundon në polici, arsyeja...(FOTO)

Këngëtari Shpat Kasapi vazhdon të jetë i vetëm, ndonëse kohë pas kohe përflitet për lidhje me femra të ndryshme. Por, megjithatë, ai thotë se është “single”, shkruan media. Shpati ishte i fejuar me Afërdita Dreshajn dhe kjo ishte lidhja më publike e më e mediatizuar e tij.

Por, siç kuptojmë, ai e kishte edhe një të dashur tjetër, me të cilën nuk i kishte punët gjatë gjithë kohës në rregull, bile disa herë kishin pasur probleme.

Siç marrim vesh, Shpati një herë e kishte rrahur të dashurën, e cila e kishte lajmëruar këngëtarin në polici.Shpati thotë se arsyeja ishte se ajo e gënjente.

Image

 

 

(Kosova Sot)