Kush puthet më mirë, Angelina Jolie apo Jennifer Aniston?

  • 19 January 2018 - 08:19
Kush puthet më mirë, Angelina Jolie apo Jennifer Aniston?

Natyrisht, ne të shkretët nuk kemi si ta dimë këtë, prandaj na mbetet që t'i dëgjojmë pallavrat e Gerard Butlerit. "Trileqja" e dashurisë, e përbërë nga Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, me gjasë ka qenë storja më e madhe dhe më interesante në botën e shoubizit. Por, aktori i filmit "Fight Club" nuk ka qenë i vetmi që ka përjetuar momente intime me këto dy femra. Aktorin Gerard Butler e kanë pyetur se kush 'thupet' më mirë, Aniston apo Jolie. Pasi që u mendua paksa, ai u përcaktua për Jennifer Anistonin, duke befasuar disa nga të pranishmit. Butler ka punuar bashkë me Anistonin në filmin e vitit 2010, "Bounty Hunter", si dhe me Jolien në filmin e vitit 2003, "Lara Croft Tomb Raider: The Cradle of Life".

(Kosova Sot)