Fjolla Morina e lodhur nga fansat, tregon jetën luksoze duke larë duart me shampanjë

  • 20 January 2018 - 16:18
Fjolla Morina e lodhur nga fansat, tregon jetën luksoze duke larë duart me shampanjë

Fjolla Morina nuk ngurron që herë pas here në rrjete sociale të tregoj diçka më shumë nga jeta e saj private përveç asaj profesionale. Këngëtarja dihet se i pëlqen shumë jeta e luksit dhe me disa postime të fundit në ‘InstaStory’ e ka treguar më së miri këtë gjë. Ajo ka postuar disa foto dhe video nga mbrëmja e djeshme që duket se e ka shijuar shumë në prani të miqve të saj dhe larg vëmendjes së fansave. Në njërën prej fotove duket një ‘bodyguard’ dhe Fjolla e ka shoqëruar me mbishkrimin “Private se më kanë lodhur fansat”. Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen në postimet e fundit të saj. Duke larë duart me shampanjë Fjolla ka dashur të thotë se ajo bën vërtet një jetë luksi në Kosovë.

  

(Kosova Sot)