Shakira rrezikon 2 vite burg, hidhen akuza të forta për këngëtaren

  • 22 January 2018 - 17:52
Shakira rrezikon 2 vite burg, hidhen akuza të forta për këngëtaren

Këngëtarja me famë botërore Shakira mund të përballet me burgun, pasi akuzohet për miliona euro evazion fiskal në katër vite. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo që nuk ka paguar atë që i detyrohet arkave të Madridit, është pikërisht këngëtarja kolumbiane.

Bashkëshortja e futbollistit katalan Gerard Pique, akuzohet për mashtrim nga agjencia e tatimeve për periudhën nga 2011 në 2014.

Image

E përditshmja spanjolle “La Vanguardia”, shkruan se bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare. Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.

Ndërsa ata që punojnë me Shakirën, flasin për një ndryshim kriteresh vlerësimi dhe jo për mashtrim me taksat. “Është përdorur një teknikë e ndryshme”, thonë avokatët. Fitimet e yllit vijnë kryesisht nga koncerte të mbajtura jashtë vendit, por tatimet spanjolle pretendojnë se taksat për atë periudhë Shakira duhet t’ia paguante Madridit.

Sipas revistës “Formes”, nga viti 2010 deri në 2015-n, këngëtarja e njohur ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.

Image

Tani çështja ka mbërritur në prokurori. Sipas mediave ndërkombëtare, akuza mundet gjithsesi t’i kushtojë shtrenjtë këngëtares kolumbiane që rrezikon, përveç një gjobe të kripur, edhe dy vite burg. Me superstarin amerikano jugore zgjatet kështu akoma më shumë lista e personave të famshëm të mbërthyer në rrjetën e inspektorëve spanjollë të taksave. Në të shkuarën, kanë dalë edhe emrat e Messit, Ronaldos, Murinjos.

(Kosova Sot)