Harroi të brendshmet, balerina përfundon në burg (Foto +18)

  • 11 February 2018 - 13:07
Harroi të brendshmet, balerina përfundon në burg (Foto +18)

Një balerinë ruse është arrestuar në Egjipt për kërcim “imoral”, pasi akuzohet se kërceu pa të brendshme.

31-vjeçarjes Ekaterina Andreeva iu tha se veshja e saj ishte tepër provokuese, pasi performoi në një lokal nate në Nil të Gizës.

Sipas të përditshmes “Mirror”, policia e vuri në pranga Ekaterinën, pasi një video e saj duke kërcyer u bë virale në vend.

Në video ajo shfaqet duke kërcyer belly dancing, me një veshje që nxjerr në pah format e saj trupore dhe i lë pak vend imagjinatës.

Ajo akuzohet nga autoritetet egjiptiane si nxitëse e mosbindjes dhe imoralitetit tek të rinjtë.

Një hetues tha se “rregullat për kërcimtaret i detyrojnë ato që të veshin brendshme të çdolloj ngjyre, përveçse bezhë. Ajo nuk kishte veshur fare dhe sigurisht që ishte provokuese”.

Mësohet se avokatët e kompanisë për të cilën punon Ekaterina kanë ndërhyrë për të zgjidhur këtë çështje.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)