Kthehet në shtëpi - VIP - Kosova Sot
Kthehet në shtëpi

Kthehet në shtëpi

Bella, pas Javës së Modës në Nju- Jork, kthehet në shtëpi. Ditën e të Dashuruarve e kalon me shoqe. Bella Hadid u duk shumë e lezetshme derisa ishte larguar nga restoranti italian "Cipriani" në Manheten, pasi gjatë gjithë ditës ishte shfaqur në pistë me rastin e "New York Fashion Week". Bukuroshja 21 vjeçe, e cila mbështetet në stilisten Elizabeth Sulcer - kishte veshur një palë xhinse me arna "Re/Done" që i kishte kombinuar me një çantë të ullinjtë, një shall dhe një palë taka prej lëkure. Përkundër se ishte mbrëmje, ambasadorja e brendit "Bulgari" kishte një palë syze dielli, derisa flokun e shkurtë e kishte të drejtë. Së fundmi, ajo ka prezantuar edhe planet për Ditën e të Dashuruarve: 'Me gjasë, ditën do ta kaloj me shoqet e mia më të mira'. 

(Kosova Sot)

45 minuta më parë
24/05/18