Brenda shtëpisë luksoze të modeles shqiptare e bashkëshortit miliarder

  • 19 February 2018 - 19:06
Brenda shtëpisë luksoze të modeles shqiptare e bashkëshortit miliarder

Prej disa muaj Angela Martini është zhvendosur në Rumani, në shtëpinë e bashkëshortit të saj, me të cilin u martua në një ceremoni private në Las Vegas.

E mesa duket modelja shqiptare ka vendosur që t’i përkushtohet totalisht bashkëshortit miliarder, teksa publikon vazhdimisht foto nga shtëpia. Ndërkohë që ende nuk ka thënë asgjë për vazhdimin e karrierës së saj si modele.

Në foton e publikuar së fundmi ajo është e veshur sportive, e gjithashtu Angela na ka njohur me një pjesë të shtëpisë së saj luksoze.

Duke parë ambientet e vilës së tyre, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, duke qenë se modelja është martuar me një ndër njerëzit më të pasur.

Image

 

(Kosova Sot)