Emina Çunmulaj nervozohet me komentuesin: Disa njerëz janë të lajthitur (FOTO)

  • 23 February 2018 - 18:02
Emina Çunmulaj nervozohet me komentuesin: Disa njerëz janë të lajthitur (FOTO)

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj njihet për afrimitetin që tregon me fansat. Në shumicën e rasteve u kthen përgjigje dhe bashkëbisedon me ta. Por jo gjithmonë kontakti me ta lë mbresa pozitive tek ajo.
Këtë herë Emina ka zgjedhur të përgjigjet duke publikuar komentet e të njëjtit person i cili dikur e ofendonte në komente me arsyen pse ajo nuk fliste më shumë shqip. Ndërsa pasi ajo publikoi një foto që tregonte bukë dhe kos, ai e ka komplimentuar për thjeshtësinë e treguar.

Çunmulaj i ka publikuar komentet e tij duke thënë: “Jam konfuze. Një herë më shan, pastaj më lavdëron. Betohem që ca njerëz janë të lajthitur!”

Image
Image

 

(Kosova Sot)