Romee Strijd, me minifund ngjyrë rozë

  • 23 February 2018 - 19:36
Romee Strijd, me minifund ngjyrë rozë

Romee Strijd është njëra ndër fytyrat më të freskëta në botën e modelimit 

Të mërkurën bukuroshja përrallore u pa duke festuar lansimin e parfumit të ri të "Victoria's Secret", "Bombshell Seduction", derisa gjendej në Majami. Strijd me 'leshrat' e saj të verdha kishte veshur një minifund ngjyrë rozë, duke vënë në pah, kështu, duart dhe këmbët e gjata. Kjo bukuroshe ballinash, e cila e ka prejardhjen nga Holanda, këtë veshje e kishte kombinuar me këpucë të bardha, me taka, ku i shiheshin gishtat. Vathët e saj ekzotikë ia plotësonin pamjen. Nëse doni ta dini a është në lidhje apo jo, ua sjellim lajmin e keq, po, ajo është në lidhje me Laurens van Leeuwen.

(Kosova Sot)