Dy shqiptare dhe një tjetër, në ndejën pas "BRIT Awards" (Foto)

  • 23 February 2018 - 19:45
Dy shqiptare dhe një tjetër, në ndejën pas

Rita Ora, Dua Lipa dhe Anna Friel kishin dalë që të argëtoheshin pas ceremonisë, natyrisht, me veshje tjetër P as përfundimit të spektaklit të organizuar me rastin e ndarjes së çmimeve "BRIT", Rita Ora nuk kishte vonuar, por ishte ndërruar derisa iu bashkua kolegeve, si Dua Lipa dhe Anna Friel, në ndejën e organizuar në "Freemasons Hall", Londër, të mërkurën mbrëma. Kjo këngëtare 27 vjeçare lart kishte veshur një palë sutjena të stolisur me xixa dhe dizajnë, që përputheshin me ato të fundit të saj, derisa Dua Lipa ishte përcaktuar për një veshje ngjyrë ari. E, sa u përket këpucëve, Rita kësaj here ishte përcaktuar për sandale, derisa Dua Lipa për këpucë të zeza, me maje. Anna Friel, në anën tjetër, ishte përcaktuar për ngjyrën e kuqe. All! 

Image
Image

 

(Kosova Sot)