Një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare

  • 24 February 2018 - 21:46
Një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare

Vetëm në pak javë, kënga “For You” ka arritur që të marrë më shumë se 50 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë ylli shqiptar Rita Ora, e cila në rrjetin social “Instagram” ka falënderuar fansat e saj: ““Wow njerëz! Mbi 50 milionë klikime për videoklipin “For You”. Faleminderit shumë!”.

Kënga e cila është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, vjen si bashkëpunim i këngëtares shqiptare Rita Ora me Liam Payne.Këngëtarja me famë botërore është shfaqur në rolin e Mias, në pjesën e parë të “Fifty Shades of Gray”.

(Kosova Sot)