Bebe Rexha për herë të parë në ‘Top5’ në SHBA (Foto) - VIP - Kosova Sot
Bebe Rexha për herë të parë në ‘Top5’ në SHBA (Foto)

Bebe Rexha për herë të parë në ‘Top5’ në SHBA (Foto)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka hyrë për herë në ‘Top5’ të listës prestigjioze të ‘Billboard’ në Amerikë.

Kënga e saj “Meant to Be” në bashkëpunim me grupin ‘Florida Georgia Line’s’ qëndron në top-listën e zhanrit ‘Country’ prej 15 javësh. Bebe Rexha me këtë fakt, bëhet këngëtarja e parë në histori që  kryeson për një kohë kaq të gjatë me një këngë ‘Country’.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ku shprehet mjaft e entuziazmuar për këtë fakt.

“Nuk mund ta besoj, ‘Meant to be’ vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar”.

Image

 

(Kosova Sot)

14 orë e 5 minuta më parë
22/09/18