Rita Ora dhe Dua Lipa së shpejti përballë njëra tjetrës

  • 14 March 2018 - 12:30
Rita Ora dhe Dua Lipa së shpejti përballë njëra tjetrës

Që të dyja janë me origjinë shqiptare dhe shumë të famshme në skenat muzikore ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Rita Orën e Dua Lipën, ku duket se midis tyre ka një armiqësi të hershme.

Teksa në koncertin e Pavarësisë së Kosovës, Rita ishte e ftuar speciale, e pyetur nëse në një të ardhme planifikonte një koncert me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, Rita foli vetëm për Beben, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Por mesa duket për Orën dhe Duan ka menduar “ECHO Awards”, eventi muzikor i cili do të mbahet në 12 prill në Berlin të Gjermanisë.

Bëhet e ditur se në këtë event dy vajzat shqiptare janë përballë njëra-tjetrës, pasi të dyja janë të nominuara për të njëjtin çmim, “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Ndërkohë mbetet për tu parë reagimi i dy këngëtareve në momentin kur të shpallet fituesja.

(Kosova Sot)