GJITHË KY SHKËLQIM

  • 14 March 2018 - 12:34
GJITHË KY SHKËLQIM

Heidi Klum tregon linjat dhe çehren pa fije grimi, pa fije behane

Ajo kishte pushtuar tepihun e kuq këtë vit gjatë "Academy Awards". Por Heidi Klum nuk e kishte ndërmend të ndalonte me kaq, pasi e tëra kishte komanduar me vëmendje në Los Anxhelos. Bukuroshja 44 vjeçe kishte treguar fizikun e saj pa mangësi në fustanin me shkëlqim të argjendtë derisa kishte marrë pjesë te ngjarja "America's Got Talent". Si gjithmonë, e prirë për të lënë mbresa, nikoqirja e "Project Runway" me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj duke shfaqur asetet e saj. Dekolteja e saj delikate ishte në qendër të vëmendjes derisa fustani po ndalonte në gju dhe kishte një të ndarë. Ylli nga "Sports illustrated Swimsuit Edition" nuk kishte aspak grim, efektin e butë "smokey eye" dhe një buzëkuq qershi. 

(Kosova Sot)