IA BËRI SEFTE NË MODË (FOTO)

  • 18 March 2018 - 17:58
IA BËRI SEFTE NË MODË (FOTO)

Emma Stone prezanton fushatën e parë me shtëpinë e modës 'Louis Vuitton"

Emma Stone ka debutuar në fushatën e saj të parë të modës për "Louis Vuitton". Aktorja e filmit "La La Land" e tëra ishte vëmendje në një fustan elegant me motive të shumta derisa po sillte pjesë nga koleksioni i para-vjeshtës 2018, derisa në prapaskenë shihej një pjesë e shkretëtirës së Kalifornisë. 'Jam shumë e lumtur dhe krenare që të punoj me një Shtëpi të madhe të modës si "Louis Vuitton", e po ashtu edhe me stilin unik dhe krijimet e Nicolas Ghesquière', ka thënë aktorja 29 vjeçe. Aktorja u shfaq me fustanin e shkurtë sipër ijëve, me mëngë të verdha dhe një çantë pink nga brendi.

Image

 

(Kosova Sot)