Për kompaninë e burrit

  • 19 March 2018 - 16:11
Për kompaninë e burrit

Kim Kardashian shfaq linjat, tregon se burri i tregon çfarë të veshë S ë fundmi për 'Elle.com' ka zbuluar se bashkëshorti i saj, Kanye West, ia dërgon sugjerimet çfarë të veshë. Kim Kardashian nuk kishte asgjë kundër që të shfaqë figurën e saj senzacionale për linjën e modës të Kanye-s me emrin "Yeezy", derisa ka shfaqur linjat e veshjeve sportive përmes llogarisë së saj në 'Instagram'. Bukuroshja 37 vjeçe ka shfaqur linjat e saj të thyera në një kostum të metaltë të hirtë për koleksionin që po vjen nga "Yeezy" me kompaninë nga Australia '2XU'. Me duart e saj të vendosura në bel, Kim ka theksuar trupin e saj në veshjen e ngushtë, që kishte ndihmuar me theksimin e trupit të saj bombastik.

 

(Kosova Sot)