Xhensila Myrtezaj pranon për herë të parë gjininë e bebes së saj

  • 20 March 2018 - 09:11
Xhensila Myrtezaj pranon për herë të parë gjininë e bebes së saj

Vetëm një ditë më parë Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besa Kallaku dhanë lajmin e shumëpritur se shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i tyre i parë. Megjithatë Besi dhe Xhensila nuk pranuan të tregonin diçka më tepër në lidhje me gjininë e fëmijës apo për emrin. Por përpara një publiku të gjerë si e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan”, Xhensila zbuloi gjininë e fëmijës dhe sa muajshe është.

Brenda një kutie ishin vendosur disa tullumbace dhe në momentin që u hap prej saj dolën tullumbace ngjyrë rozë, duke nënkuptuar se Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër të një vajze. Më tej këngëtarja e njohur ka shtuar se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por ka thënë se ajo dhe Besi nuk kanë menduar ende për emrin e vajzës. Më pas Xhensila ka treguar se ka vendosur që vajzën e saj ta ushqej me qumësht gjiri. 

(Kosova Sot)