Sa peshon Kim Kardashian?

  • 20 March 2018 - 11:11
Sa peshon Kim Kardashian?

Përkundër se ishte plaçkitur më 2016, pasuria e saj sa vjen e rritet

Viti 2018 për Kim Kardashianin duket të jetë nisur si më së miri, për të dhe bashkëshortin e saj Kanye West, kjo për faktin se kanë mirëpritur vajzën e tyre përmes nënës surrogate, më 15 janar. Kardashian West lajmin e kishte bërë të ditur në uebsajt, duke thënë se fëmijët e tyre, Saint dhe North West, janë 'të lumtur për të mirëpritur motrën e tyre'. Përkundër faktit se Kardashian West ishte plaçkitur në Paris në vitin 2016, ku kriminelët ia kishin vjedhur bizhuteritë në vlerë prej 10 milionë dollarë, sipas "Forbes", pasuria e saj ka rënë në 5.5 milionë dollarë gjatë vitit 2016. Por sipas shifrave zyrtare të përgjithshme, pasuria e Kim Kardashian ka arritur në 175 milionë dollarë, sipas "Celebrity Net Worth".

(Kosova Sot)