Komentuesi e vë në lojë për detajin e vogël, Luana i “mbyll gojën” njëherë e mirë

  • 20 March 2018 - 12:36
Komentuesi e vë në lojë për detajin e vogël, Luana i “mbyll gojën” njëherë e mirë

Ka disa javë që i mungon ekranit shqiptar që prej mbylljes së emisionit “Shiko kush luan”, por moderatorja Luana Vjollca është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar në “Instagram” një set fotografik ku duket e mrekullueshme dhe ka mahnitur të gjithë ndjekësit e saj.

Mirëpo, një fans ia ka gjetur defektin fotos së saj të fundit. “Puçrën nuk e hoqe dot haha…”, ka shkruar komentuesi.

Ndërsa Luana si rrallëherë nuk ka hezituar t’i përgjigjet atij, por edhe shumë të tjerëve që mendojnë se ajo që shihet në hundën e saj është një puçër.

“Është nishan!”, ka shkruar moderatorja e njohur.

Image

 

(Kosova Sot)