KENDALL JENNER 'NGRINË' NË PARIS

  • 20 March 2018 - 17:54
KENDALL JENNER 'NGRINË' NË PARIS

Kështu kur nuk kujdesesh për parashikimin e motit

Ajo është në një qytet tjetër për çdo ditë, duke punuar në pistat e modës dhe si modele e editorialeve të ndryshme. Prandaj është e kuptueshme që Kendall Jenner nuk kishte dëgjuar parashikimin e motit për Paris, derisa ajo kishte aterruar nga Los Anxhelosi, veshur me një palë pantallona të shkurta. Modelja globale kishte mbuluar fytyrën e saj nga flluskat e borës derisa kishte arritur në kryeqytetin e modës, kurse këmbët i kishte të ekspozuara ndaj borës. Kendall kishte një palë atlete të lehta mbathur, me ngjyrë të bardhë, ndërsa kishte një xhemper me kapuç dhe një pallto të gjatë e të zezë.