E fuqishme në pink

  • 22 March 2018 - 18:27
E fuqishme në pink

Kim Kardashian pozon si mbretëreshë e maturës

Kim Kardashian sigurisht se di të eksperimentojë kur bëhet fjalë për fotot e saj nëpër revista. Bukuroshja 37 vjeçe rrallë se luan në të sigurt, duke ofruar shpesh dukje të reja si fustanet indiane apo ngjyrosja e trupit. Dhe për numrin e 14-të të "ODDA", revistë në Nju- Jork, ylli nga "Keeping Up With The Kardashians" ishte përsëri në qendër të vëmendjes derisa me një veshje me stil kishte mbuluar linjat e saj. Në njërën nga fotot, ajo duket si një mbretëresha e maturës me një fustan pink, një lloj i fustanit çfarë bashkëshorti i saj ka dëshirë që ajo ta veshë. Sytë i kishte mbuluar me një palë syze, derisa flokun e kishte të lirë në kraharorin e saj lakuriq.

(Kosova Sot)