Rita Ora pozon në një avion privat

  • 23 March 2018 - 09:28
Rita Ora pozon në një avion privat

Dhe, Rita Ora është kthyer duke pozuar për një fotosesion derisa ishte në bordin e një avioni privat, të mërkurën. Kjo këngëtare, 27 vjeçe, tregoi trupin e saj të mrekullueshëm, ku sidomos në sy binte barku i saj i rrafshët.

Ajo ua bëri me dije fansave të saj se ka në plan një projekt të ri, interesant. Rita nuk e ka sefte që zhvishet dhe reklamon trupin e saj të mrekullueshëm, por në postimet e saj ajo po ashtu shpesh përmend faktin që është nga Kosova, gjë që është një fakt me të cilin ajo mburret. 

(Kosova Sot)