Më shumë në qiell se në tokë

  • 24 March 2018 - 09:53
Më shumë në qiell se në tokë
Me paraqitjet e saj te "Grammys", "Brits" dhe "Oscars" në disa nga muajt e kaluar, Rita Ora përfundimisht ka një vit me agjendë të ngjeshur. Por ky është një standard për bukuroshen 27 vjeçe, e cila ka shkelur 14 vende të ndryshme në 12 muajt e kaluar, përkundër se nuk ishte në ndonjë turne muzikor. Këtu përfshihen udhëtime të shumta në Paris, Nju- Jork dhe Los Anxhelos, ku kishte filmuar shfaqjen në 'ABC', me titull "Boyband". Këngëtarja nga Londra po ashtu ka ndaluar në Moskë, HongKong dhe Hamburg, derisa është kënaqur me udhëtimet në Vankuver dhe Melburn. Në shkurt Rita ishte në Bahrejn, Los Anxelos dhe Kosovë, vendin ku ka lindur. Bukuroshja që nuk lodhet ishte e zënë edhe duke e promovuar filmin e saj "Fifty Shades Freed" derisa ka lansuar edhe linjën e saj të modës të quajtur "Roara Republic".