Artistët më të mirë në një koncert të madh, ja kauza që i bashkon ata

  • 24 March 2018 - 22:01
Artistët më të mirë në një koncert të madh, ja kauza që i bashkon ata

Janë të shumta rastet kur artistët e mëdhenj, bëhen pjesë e kauzave të veçanta për t’u ardhur në ndihmë personave të ndryshëm. Së fundmi është mësuar se disa nga këngëtarët dhe aktorët më të mirë në vend do të mblidhen së bashku në një koncert bamirësie për të gjithë fëmijët që vuajnë nga kanceri. Pjesë e koncertit do të jenë Aurela Gaçe, Sabri Fejzullahu, Ermal Mamaqi, Mirush Kabashi, Bujar Asqeriu, Eli Fara, Eranda Libohova. Koncerti do të zhvillohet në “Sheshin Skënderbej” në datën 11 prill dhe çdo para e mbledhur prej tij do të shkojë në ndihmë të fëmijëve. 

Image

 

 

(Kosova Sot)