Diva e muzikës dhe bashkëshorti i saj kopjojnë Kim dhe Kanye West? (FOTO)

  • 24 March 2018 - 22:12
Diva e muzikës dhe bashkëshorti i saj kopjojnë Kim dhe Kanye West? (FOTO)

“On The Run II” është projekti i ri i divës së muzikës Beyonce dhe bashkëshortit të saj Jaz Z. Të dy ndodhen aktualisht në Xhamaika ku po përgatiten për xhirimin e videoklipit të këngës së tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se të enjten çifti ishte duke xhiruar një pjesë të klipit në ishin Kingston, të rrethuar nga stafi i tyre, dhe u shfaqën së bashku në motor duke xhiruar.

Por pikërisht kjo skenë e videos së tyre, sipas fansave është e kopjuar nga Kim Kardashian dhe Kanye West.

Këngëtarja e hitit “Drunk In Love” shfaqet e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe dhe me flokët e saj të bjonde të hedhura krahëve, ndërsa bashkëshorti i saj Jay Z, kishte veshur një këmishë të bardhë të hapur në qafë me pantallona të gjera gri dhe një shall mëndafshi rreth kokës së tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se turneu OTR II do të fillojë më 6 qershor në Cardiff, Uells dhe do të ndalet në 15 qytete anembanë Britanisë dhe Evropës, përpara se të vizitojë 21 qytete të tjera në Amerikën e Veriut, duke filluar në Cleveland.

Ndërkohë kujtojmë se Jay dhe Bey kanë udhëtuar së bashku në 2014, kur turneu i tyre gjashtë javësh në “On The Road” shiti gjithsej 109 milionë dollarë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)