GOXHA NXEHTË - VIP - Kosova Sot
GOXHA NXEHTË

GOXHA NXEHTË

Kendall Jenner feston me Emily Ratajkowski-n

Ajo ka treguar aftësitë e saj prej një "DJ", derisa kishte marrë pjesë në ndejën pas Coachella-s. Por, kësaj radhe Kendall Jenner kishte bërë të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj për një tjetër arsye derisa kishte bërë një pushim si muzikante, për t'u kënaqur bashkë me miken e saj, Emily Ratajkowski te "Revolve Festival" në La Kuinta, Kaliforni. E përcaktuar për ta mposhtur të nxehtit në një bluzë me ngjyrë të zezë dhe shumë të shkurtë nga sipër, bukuroshja 22 vjeçe ka treguar linjat e saj trupore derisa po pozonte para shumë fotografëve. Derisa kishte vendosur që të zbulohej nga sipër, këmbët i kishte mbuluar me një palë pantalona të gjerë dhe mbathur kishte një palë atlete të zeza. Ajo kishte treguar bukurinë natyrale me bojëkuq pjeshkë, shkëlqim për buzë dhe hijen "smoky eye". 

18 orë e 32 minuta më parë
25/09/18