Shtatzënia e ka hijeshuar

  • 16 April 2018 - 22:40
Shtatzënia e ka hijeshuar

Ajo po pret fëmijën e saj të parë me reperin Offset. Kështu, Cardi B ka treguar linjat e saj gjatë shtatzënisë derisa kishte marrë pjesë në ndejën "Moschino", që ishte mbajtur në Palm Springs te "Coachella". Këngëtarja 25 vjeçe, e cila kishte kërkuar një pulë të skuqur, perime në avull para se të këndonte, ishte veshur në një kostum të ngushtë me motive ylberi dhe me foton e Marilyn Monroe, që ishte bërë nga shtëpia e famshme "Versace". Duke mos pasur aspak frikë që të tregonte linjat e saj, kostumin e saj të ngushtë ajo e kishte kompletuar me një shami të kuqe dhe një qafore. Flokun e saj e kishte të drejtë derisa kishte aplikuar goxha grim për dukjen e saj.

 

 

(Kosova Sot)