Mirëmëngjesi

  • 17 April 2018 - 15:19
Mirëmëngjesi

Kim Kardashian shpërndan edhe një foto tjetër seksi

Duket se Kim Kardashian ende nuk e ka lodhur apo mbushur librarinë e saj të fotove. Disa ditë pasi ishte kthyer nga pushimi i saj i fundit në bikine, ajo ka hedhur edhe një foto në "Instagram". 'Drip, drip', ishte mbishkrimi që e kishte përcjellë foton e saj. Kjo foto erdhi pasi bukuroshja 37 vjeçe hodhi në "Instagram", për të shpërndarë foton veshur me një palë kostume të tjera. Kim me krenari ka hedhur figurën e saj në ekspozim, derisa po pozonte me duart në majë të kokës për të treguar të pasmet e famshme. Flokët e saj brune i kishte të lirë në kraharor, derisa çehrja i ishte krejt pa grim. Nëna e tre fëmijëve, foton tjetër e kishte përcjellë me një mbishkrim të thjeshtë: 'Mirëmëngjesi'.

(Kosova Sot)