Khloe Kardashian nënë e përkushtuar, trashëgon prej babait të ndjerë teknikën më të mirë prindërore

  • 20 April 2018 - 10:25
Khloe Kardashian nënë e përkushtuar, trashëgon prej babait të ndjerë teknikën më të mirë prindërore

 

Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë javën e kaluar, kur solli në jetë vajzën e saj True. Dhe ajo ka vendosur që të ndajë me të gjithë ndjekësit një nga gjërat më të rëndësishme që ka mësuar nga babai i saj që ndërroi jetë në vitin 2013 kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe. 

Në aplikacionin e saj, Khloe ka shkruar se nuk ka asnjë teknikë prindërore që mund të zgjidhte nga nëna e saj, sepse të gjitha kanë qenë të mira. Megjithatë ajo ka treguar se ka një teknikë që do ta trashëgojë nga babai, për të kryer misionin siç duhet me vajzën e saj. “Gjëja që dua të marrë nga babai im është dashuria pa kushte, është gjithë pika kryesore për një familje”, – ka thënë ajo.

Pas tradhëtisë së partnerit të saj, Khloe po jeton e vetme, por ka gjithë dashurinë e motrave dhe nënës së saj. 

 

(Kosova Sot)