Më në fund është gati, Klea Huta shkëlqen e veshur me rozë në projektin e ri

  • 20 April 2018 - 14:13
Më në fund është gati, Klea Huta shkëlqen e veshur me rozë në projektin e ri

Kënga aq shumë e përfolur e Klea Hutës mesa duket është gati dhe shumë shpejtë do të kemi të gjithë mundësinë ta shijojmë. Këngëtarja dhe prezantuesja ka publikuar në “Instagram” një status ku njofton se kënga e saj “bla bla bla” është gati.

“Le të themi se është gati”- ka shkruar Klea bashkangjitur fotos së saj me të cilën ka vendosur të prezantojë finalizimin e projektit të saj më të ri.

Në foto Klea shkëlqen e veshur dhe e rrethuar nga ngjyra rozë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim publikimin e këngës.