Binjaket Olsen shkëlqejnë në paraqitjen e fundit

  • 21 April 2018 - 13:23
Binjaket Olsen shkëlqejnë në paraqitjen e fundit

Mary-Kate Olsen-Sarkozy dhe motra e saj Ashley Olsen, janë parë së bashku të enjtën në Manhattan, teksa po merrnin pjesë në “Youth America Grand Prix”.

Si në kohët e vjetra,  binjaket  kishin kombinuar rrobet e tyre duke ngjallur nostalgji për të gjithë adhuruesit  e tyre.

Edhe pse kohëve të  fundit, motrat janë   komentuar mjaft shumë  për shkak të ndryshimit negative  në pamjen e jashtme, si duket ato kanë filluar ta marrin vetën dhe të duken mrekullueshëm sërish, shkruan Kosova Sot.

31 vjeçaret mbanin veshur  funde maksi, me bluze gjithashtu  të gjata, por me ngjyra të ndryshme.

E as kjo paraqitje e tyre nuk kaloi pa u përfolur nga fansat e aktoreve.

(Kosova Sot)

 

Image
Image