Dekolteja e nënës së re

  • 23 April 2018 - 08:15
Dekolteja e nënës së re

Kylie Jenner ka mirëpritur në jetë vajzën e saj, Stormi, vetëm dy muaj më parë. Por 20 vjeçja tashmë i është kthyer punës së saj në kapacitet të plotë. Kësaj radhe, e bija e Kris Jenner kishte shpërndarë disa foto të nxehta nga linja e saj e grimit "KOURT X KYLIE", që është bashkëpunim me motrën e saj Kourtney Kardashian. E dashura e Travis Scott kishte veshur një veshje bezhë dhe një peshqir të bardhë që e kishte vendosur në kraharorët e saj derisa flokun e saj të zi e kishte lënë të lirë. Ylli nga televizioni ka thënë se në buzët e saj kishte aplikuar buzëkuqin "RAD" dhe linja ishte lansuar tri ditë më parë. Ditë më parë, Kourtney kishte shpërndarë një foto të re ku dukej sa gjysma e moshës së saj.

 

(Kosova Sot)