Elvana Gjata, braktis Ameriken, 'ia mësyn' Spanjes (Foto)

  • 17 May 2018 - 15:19
Elvana Gjata, braktis Ameriken, 'ia mësyn' Spanjes (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata, e cila preku majat e popullaritetit në trojet shqipfolëse, ka kohë që është zhvendosur në SHBA, për t'a ndërtuar karrieren muzikore edhe për tregun ndërkombëtar, shkruan "Kosova Sot Online".

Së fundmi ajo ka lansuar këngën më të re me rep artistin e njohur Ty Dolla Sign, e cila deri tani në kanalin You Tube, ka grumbullaur rreth tre milionë klikime.Megjithatë,  aktivitetet e shumëta, duket se e kanë lodhur këngëtaren, e cila për t'a gjetur qetësinë dhe për t'i mbushur bateritë për sezonën e verës, ia ka mësyer Barcelonës në Spanjë.

Në një fotografi të postuar në profilin e saj në Instagram, e shohim Elvanen të relaksuar, buzë detit.

 

 

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

(Kosova Sot)