Rita me sponsor të fortë - VIP - Kosova Sot
Rita me sponsor të fortë

Rita me sponsor të fortë

Rita Ora, për turneun e saj në Evropë, sponsor e ka UEFA-n. Turneu i Rita Ora-s, i quajtur "Girls", porsa ka gjetur një sponsor tepër të madh. Këngëtarja e hitit "Hot Right Now", që është kthyer fuqishëm në vitin 2018, do të jetë në një turne evropiane, derisa do të sponsorizohet nga UEFA. Organizata është duke sponsorizuar turneun si pjesë e fushatës "Together #WePlayStrong", që për qëllim ka 'transformimin e imazhit të futbollit të femrave dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen e vajzave dhe femrave të reja'. Ora në shkëmbim është duke e përkrahur fushatën e UEFA-s, duke thënë: 'Vlerat e fushatës "Together #WePlayStrong", kanë të bëjnë me barazinë kudo, kështu që qind për qind qëndroj prapa kësaj fushate kur më është ofruar që të jem partnere me UEFA-n. Është privilegj për mua të jem pjesë e kësaj ngjarjeje". 

 

 

(Kosova Sot)

22 orë e 3 minuta më parë
18/10/18