Shokoi për të mirë

  • 22 May 2018 - 13:35
Shokoi për të mirë

Taylor Swift lë në hije Jennifer-in dhe Ciara-n Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur ajo kishte marrë pjesë në një ngjarje ku ndahen shpërblime, por Taylor Swift kishte befasuar dhe kishte kënaqur sytë e adhuruesve të saj me një rikthim shokues në tepihun e kuq për ngjarjen muzikore "Billboard Awards", që është mbajtur në Las Vegas. Shfaqja e papritur e yllit vetëm disa orë pasi që kishte performuar me miken e saj, Selena Gomez, në Los Anxhelos për ndalesën e saj të fundit në turrin e "Reputation World Tour".

Këngëtarja, që kishte rrezatuar me këmbët e saj të gjata në fustanin e zbehtë pink dhe të argjendtë, vepër e "Atelier Versace", ishte edhe në shoqërinë e yjeve si Jennifer Lopez dhe Ciara, të cilat po aq sa edhe ajo kishin theksuar këmbët dhe pjesët tjera të trupit të tyre. Por ishte pikërisht Taylor që kishte lënë gojëhapur të pranishmit, me detaje të luleve dhe xixave të argjendta.

(Kosova Sot)