Djali bukurosh i William Levyt i bëri lëmsh të gjitha vajzat (Foto)

  • 23 May 2018 - 21:40
Djali bukurosh i William Levyt i bëri lëmsh të gjitha vajzat (Foto)

Aktori i njohur i serialeve latinë, William Levy, ka qenë prej kohësh një prej personazheve më të ndjekur dhe më të preferuar nga femrat. I martuar me aktoren Elizabeth Gutierrez, çifti janë prindër të dy fëmijëve, Christopher dhe Kailey.

Të gjithë e kanë vënë re ngjashmërinë e madhe që Christopher, djali i William, ka me të atin. Tiparet e tyre janë thuajse identike dhe vogëlushi ka mbledhur një numër të madh admiruesish në Instagram.

Së fundmi, mamaja e tij, Elizabeth, publikoi në profilin e saj në Instagram një foto të djalit, në përshkrimin e të cilës kishte shkruar numrin e fanellës së tij të bejsbollit, 19.

Mirëpo ky numër i ka ngatërruar të gjithë fansat e saj, të cilët kanë menduar se 19 ishte mosha e djalit të Elizabeth dhe William. Menjëherë aktorja i është përgjigjur vajzave në komente se djali i saj ishte ende 12 vjeç, por 19-ta ishte numri i fanellës së tij.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)